×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga Pfizer-BioNTech flasin për Front Online, detaje rreth vaksinave të para

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Kosova është vendi i fundit në Evropën Juglindore që deri të dielën nuk ka pranuar asnjë vaksinë antiCovid.

    Në mbrëmjen e 28 marsit kanë arritur edhe dozat e para të vaksinës.

    Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan Front Online.

    Mirëpo, vetëm një ditë më parë është konfirmuar që Kosova do të furnizohet edhe me vaksina nga Pfizer-BioNTech.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se ka marrë konfirmimin që nga kjo kompani do të vijnë edhe 100.620 vaksina anti-Covid.

    “Nga komunikimi i fundit që arriti sot nga COVAX, ( për sigurimin e radhës së vaksinës Pfizer-BioNTech) komunikim të cilin ia përcolla Ministrit Vitia për ta vazhduar atë zyrtarisht, konfirmohen 100.620 vaksina anti Covid-19 në qershor, për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

    E, sot në një përgjigje ekskluzive për Front Online pikërisht për këtë çështje janë deklaruar nga Pfizer dhe BioNTech.

    Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e kompanisë Pfizer, ka thënë për Front Online se kjo kompani është e përkushtuar që të ndihmojë me këtë vaksine, pa dashur të jep më shumë detaje se kur do të vijnë dozat e para të kësaj vaksine në Kosovë.

    “Pfizer dhe BioNTech janë të përkushtuar për të sjellë këtë vaksinë për të ndihmuar në përmbushjen e nevojës globale të shëndetit publik”, ka thënë Ursa Lakner për Front Online.

    E, pyetur se a do të vijnë të gjitha dozat në të njëjtën kohë ajo ka shtuar se janë duke diskutuar me Qeverinë e Kosovës.

    “Ne jemi duke diskutuar me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë”, është shprehur zyrtarja e lartë e kompanisë Pfizer, Ursa Lakner.

    Ndërsa, nuk ka dhënë më shumë detaje kur është pyetur se përpos këtyre dozave a do të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave të tjera në Kosovë.

    “Bisedimet me Qeverinë janë konfidenciale dhe nuk kemi asgjë për të njoftuar në kohën e tanishme”, është deklaruar Lakner për Front Online.

    Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 12 persona nga Covid-19, ndërsa nga 5 mijë e 10 mostra të marra 975 raste kanë rezultuar pozitive.

    Gjatë 31 ditëve të muajit mars në Kosovë janë konfirmuar 21 mijë e 59 raste të reja me koronavirus, ndërkaq numri i të vdekurve në këtë muaj ka qenë 273.

    Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në baza ditore, numri i të shëruarve gjatë marsit 2021 ka qenë 14 mijë e 564 persona./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se në vend se arrestimi i ushtarëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut ta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Policia në Han të Elezit ka arrestuar një 40-vkeçar i cili po kërkohej nga Gjykata Themelore e Prishtinës. 40-vjeçari po kërkohej për...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...
    Bota/Rajoni18 Nëntor 2024
    Dy adoleshentë janë përleshur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Sipas Top Channel, një 14-vjeçar ka ndërruar jetë. Mësohet se...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pati disa fjalë për politikanët e “zëshëm” ndaj atyre që janë në pushtet. Ai ata...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i kishte lavdëruar doracakët mbi edukimin seksual ndërsa i lansonte. Kryeministri Albin Kurti dje e përmendi luftën...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.