Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve, të përfshirë në konfliktin e armatosur të dielën mbrëma në Aktash në Prishtinë ku mbet i vrarë Premtim Gashi dhe pesë të tjerë të plagosur.
Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Për Front Online lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se masa e paraburgimit prej një muaji është për S.S., K.G., R.Ll., F.A., dhe V.A.
Dyshohet se të dielën në lagjen Aktash të Prishtinës u shkrepën rreth 100 plumba, si shkak i konflikteve që grupet kishin mes vete.
Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë lidhur me këtë rast? Detajet mund t’i lexoni duke klikuar KËTU.