Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të Prokurorisë Themelore atje, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.
Dy gjyqtarët e procedurës paraprake Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme dëgjimore kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 04 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 03 nëntor 2022”, thuhet në kumtesë.
Rastet nuk kanë lidhshmëri me njëri-tjetrin./Front Online