×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga nesër, ky shtet e futë Bitcoin-in zyrtarisht në sistemin e pagesave

    FrontOnline
    06 Shtator 2021

    Nga nesër, kriptomonedha më e famshme hap një kapitull të ri në historinë e saj: do të njihet zyrtarisht si një pasuri dhe si një monedhë për transaksionet nga një shtet.

    Ky vend është El Salvadori dhe nga nesër qytetarët e tij mund të tregtojnë me Bitcoin dhe të kenë mundësinë ta përdorin atë në vend të dollarit amerikan, monedhë e cila është përdorur nga vendi i Amerikës Qendrore që nga viti 2001.

    Qeveria, për të motivuar qytetarët e El Salvadorit, do t’u sigurojë atyre një shumë prej 30 dollarë në Bitcoin.

    Lëvizja e qeverisë së El Salvadorit ka ndezur një valë entuziazmi tek investitorët, të cilët po nxitojnë të blejnë Bitcoin.

    Në mediat sociale, investitorët po i bëjnë thirrje njëri -tjetrit ta bëjnë këtë lëvizje, duke shkaktuar një rritje të aktivitetit të këmbimit valutor.

    Si rezultat, çmimi i Bitcoinit sot arriti në 52,000 dollarë, për herë të parë që nga 12 marsi.

    Vendimi i El Salvadorit, nga njëra anë është historik, dhe nga ana tjetër, konsiderohet se hap rrugën për vendet e tjera që të ndjekin shembullin e vendit të Amerikës Qendrore. \abcnews

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – në tërësi – do të jetë nën kontrollin e sigurisë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e...
    Bota/Rajoni21 Maj 2025
    Në Vatikan, Papa Leo XIV sapo ka mbajtur një fjalim në të cilin bëri thirrje që të lejohet “ndihma e mjaftueshme humanitare”...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2025
    “Zvicra rrallë organizon vizita shtetërore. Ftesa për kreun e shtetit të Kosovës është gjithashtu një shenjë vlerësimi për diasporën e madhe kosovare...
    Lajme21 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Izraelin për shënimin e Ditës së Pavarësisë, ai ka marrë pjesë në ndejën e organizuara...
    Lajme21 Maj 2025
    Ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina, ka theksuar nevojën që policia të organizohet më mirë në nivel rajonal brenda qytetit, duke mbuluar me...
    Lajme21 Maj 2025
    Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian,...
    Lajme21 Maj 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kosovare Murseli, për FrontOnline ka ngritur shqetësimin për situatën aktuale politike në vend, duke e...
    Lajme21 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar krizën politike të krijuar pas zgjedhjeve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.