×
  • Opinione
  • Opinione

    Nga luftë hibride në komunikim normal politik

    Afrim Kasolli
    21 Tetor 2024

    Shkruan Afrim Kasolli:

    Publikimi i bisedave telefonike ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimzoa Kusari, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojciq, që atëbotë gjendej në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion, dhe së voni të akuzuar për agresion dhe sulm terrorist nga prokuria e Kosovës, si dhe zbardhja e bisedave tjera në mes aktivistes Dejoana Mihali, me krye shefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, po ashtu të akuzuar nga Prokuroria e Kosovës për korrupsion, i shënuan dy nga kryengjarjet e javës.

    Në rastin e parë, treguan për super koordinimin dhe bashkëpunimin politik që paska ekzistuar ndërmjet këtyre dy subjektive politike, përkundër lojës publike. Se armiqësia e jashtme nuk paska qenë asgjë tjetër pos një vëllazëri e fshehur. Kurse në rastin e dytë për subordinimin brutal të ndërmarrjeve ekonomike ndaj partisë dhe jo ndaj institucioneve shtetërore.

    Ndërkohë, mënyra e reagimit të eksponentëve të pushtetit, tregojë për trazimet që u kanë shkaktuar këto skandale. Fillimisht këto biseda nga kryeministri Kurti u quajtën si luftë hibride ndaj kësaj qeverie, produkt i Inteligjencës Artificiale, dhe që kanë bazë dhe orgjinë në kampet armiqësore kundër shtetit të Kosovës.

    Kurse sa i përket shndërrimit të Dejona Mihallit në menaxhere de facto të KEK-ut, vetë fakti se ajo kërkon që menaxheri nominal i kësaj ndërmarrje para se të shkojë në bodrumet e kësaj partie për të raportuar mbi mbarëvajtjen e punëve në KEK, të mbulohet për t’u mos u hetuar, tregon se ka qenë e vetëdijshme që është duke kryer një aktivitet të papranueshëm publikisht.

    Mirëpo, me kalimin e kohës, Lëvizja Vetëvendosje filloj ta ndryshoji mënyrën e reagimit ndaj këtij skandali. Fillimisht, Mimoza Kusari arsyetohej se biseda ka ndodhur, por që është shkëputur nga konteksti. Se ka pjesë që janë montuar dhe se nuk është gjithçka ashtu si dukej.

    Pas këtij pranimi të “pjesërishëm të mëkatit”, nisi faza e pajtimit të plotë, por që tani si pohoi zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, kjo bisedë është një “komunikim normal” politik. Pra ajo që filloi si luftë hibride ndaj këtij pushteti në fund rezultoi në diçka të natyrshme dhe plotësisht brenda normave.

    Mbase kjo trajektore e reagimeve të Lëvizjes Vetëvendosj, tregon për diçka tjetër, për përpjekën e pushtetit për ta normalizuar atë shfaqje false publike përkundrejt realitetit të vërtet sekret. Dhe këto standarde të dyfishta dëshmojnë për karakterin hipokrit të zyrtarëve të partisë në pushtet. Sepse që nga koha e Sokratit, veprimi etik nënkupton atë qëndrim për t’u shfaqur para tjerëve ashtu si para vetës.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Dhjetor 2024
    Shkruan: Ben Andoni Nuk mund të mohohet se Partia Demokratike ka realizuar edhe protesta të mëdha, sa i përket pjesëmarrjes së publikut....
    Opinione24 Dhjetor 2024
    Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe Redoni, nënë e bir, që u futën në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Albania” si një banor i...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës....
    Vip26 Dhjetor 2024
    Drenusha nuk e ka lë Gjestin që të fle. Ajo i shkoi atij te shtrati me tigan në dorë, duke i kërcitur....
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi studentë bursistë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.