Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline se individët dhe zyrtarët që janë nën hetime për korrupsion, në aspektin politik e moral do të duhej ta prisnin vendimin final të tyre.
‘’Sa i përket në aspektin politik e moral ata persona që janë duke u hetuar do duhej të prisnin deri në vendimin final të tyre’’, thotë ajo për FrontOnline.
Bunjaku, potencon se sa i përket legjislacionit dhe ligjit për zgjedhjet, nuk e parasheh penalizimin e ndonjërit kandidat, që nëse është nën hetime për korrupsion i ndalohet kandidimi për zgjedhje.
‘’Sa i përket legjislacionit për ligjin në zgjedhjet e përgjithshme nuk është paraparë që penalizon ndonjërin nga kandidatët që janë duke u kryer disa hetime paraprake nuk mund të konsiderojmë që është diçka e paligjshme’’ shprehet ajo.
Ajo potencon se nuk mund të përjashtohen nga gara pa vendim të gjykatës, personat që janë vetëm nën hetime për korrupsion.
‘’Na duhet të presim vendim të Gjykatës dhe nuk mund t’i përjashtojmë nga gara personat që janë duke u hetuar për një çështje’’ potencon ajo. /FrontOnline/