×
  • Vip
  • Vip

    Nga kush u zhgënjye Monika Lubonja, rrëfehet aktorja

    FrontOnline
    19 Mars 2022

    Monika Lubonja ishte njëra nga banoret e kësaj sezone të “Big Brother Vip”.

    Edhe pas përfundimit të spektaklit aktorja vazhdon të komentohet mjaft lidhur me deklaratat dhe raportet e saj me ish-banorët e tjerë që brenda shtëpisë i kishte miq.

    Dje, Monika Lubonja ishte e ftuar në një intervistë në “Live From Tirana” në “Top Albania Radio”, ku ka rrëfyer marrëdhënien e saj me banorët e tjerë të shtëpisë tani që ka mbaruar BBV.

    Ajo përmendi se është e zhgënjyer nga dy njerëz që i donte dhe që iu ka dhënë maksimumin, por nuk ka preferuar të përmend emra.

    Aktorja shtoi se fakti që ata kanë bërë thirrje nga ekrani duke i kërkuar publikut të votojnë, është diçka e turpshme dhe e shëmtuar.

    “Dy njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.” tregoi Monika.

    Po ashtu ajo tregoi edhe raportin që ka tani me Arjolën, që brenda shtëpisë e kishte shumë mike.

    “Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë. Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV” thjesht me shikim.” Shtoi tutje aktorja.

    Kujtojmë që Monika nuk arriti të shkonte në finalen e “BBV”, pasi vetëm një javë para finales ajo u largua nga shtëpia.

    Nga Rubrika
    Vip16 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Rina Balaj po vjen me një projekt të ri muzikor. Kësaj radhe ajo po vjen në bashkëpunim me Gesko....
    Vip15 Nëntor 2024
    Vëllai i Xhenetës, Xhaferi pati një porosi për Gjestin. “Vazhdoni jeni mirë, munohu me rujtë, jo si të dashur por si motër...
    Vip15 Nëntor 2024
    Xuxi i ka kërkuar falje vëllait të Xhenetës, Xhaferit, lidhur me deklaratën e tij për familjen, dhe ia ka falur! “Hallall ta...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia ka ndaluar në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë dhe me atë automjet...
    Lajme16 Nëntor 2024
    55 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vend. 26 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka shprehur zhgënjim ndaj Qeverisë ‘Kurti’. '’Ne kemi menduar që premtimet e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar dje në Prishtinë, meqë pas një mosmarrëveshje verbale kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, të...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Janë zhdukur dy vajzë në Rahovec, ku njëra prej tyre është e mitur. Për rastin e të miturës policia thotë se është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.