×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga Korça, zv/ministri i Jashtëm i RMV: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Zoran Dimitrevski ka vizituar këtë të enjte Korçën, nga ku ka folur rreth debatit të krijuar në Shkup për ligjin e gjuhëve që ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese.

    Ai u shpreh se asnjë nismë nuk do të prekë vendimet e përbashkëta, siç janë marrëveshjen e Ohrit e firmosur me shqiptarët, apo ajo e Prespës, e firmosur me Greqinë.

    “Ka iniciativa për të riparë disa nga çështjet dhe ligjet e gjuhëve të ndryshme në Maqedoni, siç është gjuha shqipe. Këto vendime e rishikime nuk kanë qëllim të ndikojnë përdorimin e gjuhës shqipe. Janë çështje të specifikimeve të gjuhëve, uniformimin, ushtrinë, bankat. Është ende në gjykatë, por nuk do të ketë vendime antikushtetuese qe do të prekë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Ne duam që shqiptarët të ndihen të lirë e të sigurt, por është e rëndësishme që gjuha maqedonase të vlerësohet nga gjithë shtetasit në Maqedoni”, u shpreh Dimitrevski, raporton A2cnn.

    Zv/ministri i Jashtëm i RMV ndodhet në Korçë me rastin e 80-vjetorit të mësimit të gjuhës maqedonase në Shqipëri. Ai i shprehet mirënjohës Tiranës zyrtare, që ka lejuar komunitetin maqedonas të mësojnë dhe flasin pa problem gjuhën e tyre mëmë.

    “Është mundësi historike sepse jemi fqinje të ngushtë dhe e vlerësojmë që Shqipëria ka lejuar maqedonasit të shprehin gjuhën e tyre. Ka ura bashkëpunimi midis dy vendeve dhe të dyja vendet duan të bëhen vende të BE dhe punojnë në çështjet gjuhësore dhe kulturore”, nënvizoi ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sugjeroi një “duel” raketor me SHBA-në që do të tregonte se si raketa e re balistike hipersonike...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se BE-ja duhet të ofrojë mbështetje afatgjatë për Ukrainën dhe tha se është e nevojshme të shmanget...
    Bota/Rajoni19 Dhjetor 2024
    Një gjykatë franceze i shpalli fajtorë të 51 të pandehurit të enjten në një rast droge dhe përdhunimi që tmerroi botën dhe...
    Të tjera
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kjo gjë doli të jetë e pamundur për shkak se shteti serb e refuzoi këtë. Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të presidentes Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar një ceremoni...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier. Përmes një postimi në llogarinë...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka ndaluar hyrjen e mandarinave me origjinë nga Serbia për shkak...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në...
    Lajme19 Dhjetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përfunduar regjistrimin e popullsisë për vitin 2024, duke ofruar të dhëna të rëndësishme për numrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.