Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, tashmë e ka zbuluar të preferuarin e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka treguar së fundmi se po bën tifo për artistin shkodran, Luiz Ejlli, teksa ia uroi fitoren nga një koncert.
Teksa shfaqet duke mbajtur një mbrëmje muzikore, artistja e famshme thotë se lutet për të duke shtuar se e meriton fitoren në BBVA.
Veç Albëries, përkrahje të madhe Luizit deri më tani i kanë dhënë edhe shumë artistë të tjerë të estradës.
Luizi është shndërruar në një fenomen këtë edicion të Big Brother, teksa ka marrë vëmendje mjaft shumë me lojën e tij brenda këtij formati.
Ai ndërkaq vlen të ceket se ka arritur mbi katër miliardë shikime në TikTok.