Elita e futbollit kosovar do të rikthehet këtë të diele me sfidat e javës së 27-të. E derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës do të zhvillohet në Suharekë, ku takohen dy pretendentët për titull të kampionit, Ballkani dhe Prishtina.
Megjithatë ende pa filluar loja ka filluar të nxehet kjo sfidë, me vendasit që janë kategorikisht kundër gjyqtarit Shpëtim Murtezi, raporton FrontOnline.
Komisioni i garave ka vendosur që Murtezi ta ndajë drejtësinë në këtë takim së bashku me anësorët Elvis Bicaj dhe Fatlum Jashari.
Megjithatë, delegimi i Murtezit nuk i ka pëlqyer Ballkanit që ka bërë një kërcënim publik për gjilanasin, derisa kanë shkruar se nuk garantojnë për sigurinë e tij.
Në lidhje me këtë çështje, Gani Havolli nga komisioni për delegimin e gjyqtarëve ka folur për FrontOnline.
Ai ka thënë se kjo kërkesë e Ballkanit është më shumë si një “fontanë dëshirash”.
“Kjo është fontanë dëshirash e klubeve. Nuk mundemi ta bëjmë një gjë të tillë në mes të kampionatit, para fillimit të kampionatit nëse ka arsye mund të realizohet një gjë e tillë, përndryshe i thyejmë rregullat e UEFA-së”, ka deklaruar Havolli.
https://www.facebook.com/fcballkani/posts/2879916778912688?__cft__[0]=AZVrazCL8EttEsipUf1EhcY5Sd707ac8jDxZ1zmOqQgUGtynJIhUXx-FW0KbMz6rWW8m-KuAeJhhD1BbKkixGurqSbAOc0uTnW8JmKu4FrF1AluhxoA2TwQUZfMETi3N-MVX36Fr1N81S2Q3y5svktHo&__tn__=%2CO%2CP-R
“Ku me gjetë pastaj gjyqtarë? Nga Shqipëria? Nga Maqedonia e Veriut? Nuk shkojnë këto gjëra kështu, ne i shikojmë punën e gjyqtarëve dhe me anëtarët e komisionit vendosim së bashku për delegim”, tha ai të shtunën për FrontOnline./FrontOnline/