Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur tetë persona.
Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç)
Ndërsa, janë regjistruar edhe 578 raste të reja.
Numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630./Front Online/