Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 720 raste të reja me Covid-19, nga 1 mijë e 599 mostra të testuara.
Komuna e cila prin me numrin e rasteve është ajo e Prishtinës me 319 raste.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 31 mijë e 215 raste nga 123 mijë e 976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes./FrontOnline/