Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 318 raste të infektuara ndërsa janë shëruar 114 persona.
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive”, thuhet nga IKSHPK.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.