Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 372 persona dhe 6 kanë vdekur, raporton FrontOnline.
Rastet e reja me coronavirus janë nga disa Komuna të Kosovës, ku me numrin më të madh të infektuarve është Prishtina.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!