Shefi i kabinetit dhe këshilltari i lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj është përfshirë në debatin mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit, shkruan lajmi.net.
Osmani në një kundërpërgjigje ndaj Mustafës, pasi që ky i fundit e kishte akuzuar se ia ka humbur zgjedhjet, Osmani kishte thënë se gabimi më i madh i saj kishte qenë që i ka besuar Mustafës.
Pas kësaj deklarate të Omanit ka reaguar Gecaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se ka qenë pikërisht Mustafa ai i cili i ka besuar Osmanit.
“Për të qenë korrekt, nuk i besove ti atij, por ai ty!”, ka shkruar shkurt Gecaj.