×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga janari deri në dhjetor, ATK-ja mblodhi rreth 950 milionë euro në tatime

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2024

    Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur rreth 950 milionë euro në tatime nga janari deri në dhjetor të këtij viti.

    Këtë e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencën përmbyllëse të vitit, duke theksuar se në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar ka rritje për 100 milionë euro apo rreth 12 %, në raport me vitin paraprak.

    Ai ka thënë se për 25 vite ATK ka mbledhur 8.3 miliard euro.

    “Për gjatë vitit që po e lëmë pas Administrata Tatimore e Kosovës vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në vitin 2024 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 950 milion euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 100 mil euro apo rreth 12 %, në raport me vitin paraprak. Krahas rritjes së të hyrave ne vazhduam me reformim institucional, si dhe ngritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë në nivel individual dhe institucional”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se këtë vit është rritur edhe pagesa e tatimeve nga ana e këngëtarëve e cila ka arritur në vlerën e mbi 3.2 milion euro.

    Po ashtu, sa i përket sektorit të gastronomisë, ai ka thënë se tatimet e mbledhura për këtë vit nga ta është mbi 30 milion euro.

    “Këtu mund të shini një dallim të konsiderueshëm të rritjeve tatimore. Në vitin 2023 kishim vetëm 2.7 milion euro, këtë vit kemi 3.2 milion euro. Po ashtu edhe te gastronomia ka një rritje prej 27 milion që ishte në vitin 2023, mbi 30 milion euro”, ka thënë ai./EO/

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.