×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga janari deri më sot, AUV asgjësoi 400 mijë kilogram produkte

    FrontOnline
    30 Qershor 2024

    400 mijë kilogram produkte të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum, janë asgjësuar me vendim nga Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.

    Thaçi ka thënë se krahas mungesës së kushteve për konsum, janë larguar edhe për shkak të mungesës së dokumentacionin e origjinës.

    “Në planet nacionale, ne fokusin e kontrollit me inspektim e kemi në sezonën e verës e kemi në produktet që kërkojmë kushte të ruajtjes. Kemi pasur raste ku në produktet e caktuara të cilat janë hasur duke u ruajtur në kushte jo adekuate, menjëherë janë largu nga tregu dhe janë asgjësuar dhe ndaj palës është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë. Edhe këtë vit kemi pasur produktet që janë larguar në disa raste arsyeja ka qenë ruajtje jo adekuate dhe sasia e përgjithshme e asgjësimit për këtë vit e kalon rreth 400 mijë kilogram. Nuk është vetëm për shkak të kushteve të ruajtjes por ka me lajmërimin e vet bizneseve për arsye të ndryshme, mungesë dokumentacioni, origjine të cilat kanë rezultuar analizave që nuk është për konsumim”, ka thënë Thaçi.

    Thaçi në këto temperatura të larta, ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes permanent në produktet ushqimore. Ai ka deklaruar se të gjithë produktet që janë në treg janë të inspektuara dhe janë të sigurta për konsumim.

    Tutje, Thaçi ka thënë se nuk ka ndonjë kategori të caktuar se çka duhet eliminuar në stinën e verës, mirëpo ai tha se të gjitha produktet që janë të ndjeshme duhet të ruhen në temperatura adekuate.

    “Nuk mund të jap një kategori të gjitha ato që kërkojnë kushte të ruajtjes ato duhet të ruhen përderisa i kanë të shkruar kushtet e ruajtjes, nënkupton se jetëgjatësia e tyre është e vlefshme dhe i sigurt me atë jetëgjatësi që është shkruar nëse ai është ruajtur në kushte adekuate. Përderisa jemi autoritet qendror secili produkt që është në treg është i sigurt sepse nëse s’do të ishte ai produkt i sigurt ne do ta largonim nga tregu, por gjithmonë gjatë regjimit apo dietës së ushqyerit gjithmonë konsumatorët duhet të ushtrojnë kujdes. Sepse produkte pa marrë parasysh kategorinë e tyre dhe sezonën e tyre në momentin që janë në treg janë të kontrolluara dhe janë të sigurt për konsumatorët”, ka thënë ai.

    Krahas temperaturave të larta, inspektimi nga AUV nuk mungon, sipas Thaçit gjithmonë dalin në inspektim për të parë gjendjen faktike në terren dhe çdo parregullsi është vepër penale.

    “Në secilin inspektim gjithmonë e shkruan gjendjen faktike në terren. Kushdo që vendos produktet të dyshimta edhe në kodin penal edhe me ligje të tjera përcaktohet që të ketë ndjekje penale ndaj tij apo të shqiptohet gjobë mandatore. Kjo është sipas vlerësimit të inspektonit në terren, në rastin kur është vlerësuar se në terren është vendosur një produkt në treg që është i dyshimte  ai e inicion fletë paraqitjen në gjykatë. Pastaj Gjykata është ajo që e peshon fajin dhe ndëshkimin”, shtoi ai. /EO/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell por pjesërisht me vranësira. “Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë...
    Lajme01 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të...
    Lajme01 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në krejt serinë e huqjeve në “X” e shënoi kulmin e kulmeve me huqjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Komuna e Vushtrrisë ka marrë një iniciativë specifike për mërgimtarët. Ky institucion nga sot do të hapë sportele të veçanta që ofrojnë...
    Sport01 Korrik 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjitha klubet se afati kalimtar veror fillon më 2 korrik dhe përfundon më 1 shtator,...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, ka kremtuar bashkë me kryeparlamentaren...
    Lajme01 Korrik 2024
    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për...
    Lajme01 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.