Për shkak të lëndimit, Zlatan Ibrahimoviq nuk ka arritur të jetë pjesë e Kombëtares së Suedisë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Megjithatë, ai ka vendosur t’i mbështesë bashkëlojtarët e tij nga një jaht luksoz, nga ku po i kalon pushimet verore, shkruan FrontOnline.
Futbollisti i Milanit po kalon pushimet verore nën shoqërinë e gruas së tij, Helenës dhe fëmijëve, Maximilian dhe Vincent.
Ndryshe, Suedia e zhvillon sot ndeshjen e radhës kundër Polonisë.
Në rast të fitores, Suedia do të kalonte në fazën e eliminimit direkt.
39-vjecari do të bëjë tifo për kombëtaren e tij nga dhoma e ndenjesm në jahtin që kushton 20 milionë euro./FrontOnline/