Sekretari I OVL-UCK, Faton Klinaku ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook ndaj Gjykatë Speciale duke e quajtur si “politike e të jashtëligjshme”, shkruan Front Online.
Klinaku ka theksuar se kjo po dëshmohet edhe nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë.
“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.
Postimi I plotë:
https://www.facebook.com/Fatonik/posts/10159114903392720