Në komunën e Malishevës sot janë konfirmuar 4 raste të reja me virusin Covid-19.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren. Raste e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe 1 rast në Lladrvoc dhe Temeqinë”, është bërë e ditur në njoftimin e komunës.
Në ndërkohë qysh nga fillimi i pandemisë në komunën e Malishevës janë regjistruar 428 raste pozitive me koronavirus, 307 janë shëruar dhe 27 të tjerë kanë humbur jetën me këtë virus.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 428 raste, prej tyre 307 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 94 persona”, është bërë tutje e ditur në njoftim.