Restorantet, kafiteritë dhe të gjitha shërbimet e tjera të gastronomisë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj aktivitetin e tyre do ta zhvillojnë prej orës 05 të mëngjesit vetëm deri në orën 19:00 në mbrëmje.
Kështu bëri të ditur kryministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media.
Kjo masë, që erdhi si rezultat i rritjes se rasteve me koronavirus, do të hyjë në fuqi të premten.