Zekirija Ramadani është bërë vetëm trajneri i katërt që ka fituar titull me Prishtinën.
Është trajneri i parë që nuk vije nga bërthama e klubit që stoliset me titull me skuadrën më të madhe në vend, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes me Drenicën më 1 nëntor kishe radhitur tre humbje rresht, ishte gati të futej në histori me plasmanin më të dobët të klubit ndonjëherë dhe ndodhej 14 pikë larg venit të parë (Ballkanit).
Pas ndeshjes, trajneri shkupja dha dorëheqje, por udhëheqja e klubit nuk ia pranon. Pjesa tjetër është histori.
Ka fituar dhjetë ndeshjet e fundit radhazi.
Me asnjë kundërshtar nuk ka lënë më shumë se katër pikë. Ka mposhtur katër herë, deri dje, ish-kampionin Dritën si dhe ka mposhtur dy herë Ballkanin duke e mposhtur edhe në shtëpi.
Është shpall kampion me tri skuadra të ndryshme, me Trepçën ’89 (2016/17), Feronikelin (2018/19) dhe Prishtinën (2020/21)./FrontOnline/