Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash.
“Nëse mendoni se ajo që shihni është ajo që merrni, mendohuni përsëri”. Kjo është një ndër frazat e përdorura nga shkrimtarët David Goldblatt-i dhe Johnny Acton-i në librin e tyre “The Football Book”. Që nga viti 2000, në mbi 30 shtete janë raportuar trukime ndeshjesh në futboll. Nga Kina në Afrikën e Jugut, Itali, Portugali, Brazil, Angli etj. ka prova që vërtetojnë se disa lojëra janë trukuar.
KUSH I TRUKON NDESHJET? Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash.
Drejtorët e ekipeve: Nëse ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në skemën e trukimit të ndeshjeve, kanë mënyra të tjera përfshirjeje, duke pasur shumë arsye se përse trukojnë një ndeshje. Ata mund të trukojnë ndeshjen nëpërmjet dhënies së ryshfeteve për ekipet e tjera, që atë të humbin ndeshjen, në mënyrë që ekipet e tyre, të shmangin rënien nga kategoria ose dhe fitimin e saj. Nëpërmjet kësaj metode, ekipi kundërshtar kursen energjitë në fushën e lojës, duke qenë i pranishëm në fushë sa për të “respektuar” ndeshjen, shkruan albeu.
Kumarxhinjtë: Janë ndër njerëzit më të përmendur në skemat e trukimit të ndeshjeve, që bëhen për përfitime ekonomike. Tregjet globale të basteve në futboll po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Azinë Lindore dhe Juglindore.
Krimi i Organizuar: Të dy, si kumarxhinjtë edhe kompanitë e basteve, janë të lidhura me rrjetet e krimit të organizuar, duke e çuar në rritje numrin e ndeshjeve të trukuara. Kjo lloj metode e trukimit të ndeshjeve, ku përfshihet krimi i organizuar, nuk merret vetëm me trukim të tipit humbje ose fitim ndeshje, por edhe me numrin e goditjeve nga këndi, i gjuajtjeve të lira dhe kohën se kur do të shënohet goli. Por, si veprojnë tre grupet e mësipërme për të trukuar ndeshje?
Dhurata: Paraja është mjeti më i zakonshëm për të arritur këtë qëllim, por gjithashtu jepen edhe dhurata të shtrenjta, makina, pushime etj.
Shantazhe: Ata thjesht prodhojnë disa prova inkriminuese për një zyrtar kryesor të një klubi dhe më pas e shantazhojnë atë.