Por edhe një subjekt tjetër politik po ashtu ka bërë publike kandidaturën e tyre për këtë post.
Disa muaj më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zyrtarizoi kandidaturën e Ramush Haradinaj si kandidat për President të Kosovës.
Por a pritet kjo parti të bëjë koorumin dhe ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente?
Ish-deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj tha për Gazetën Blic se ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.
Por ai theksoi se të njëjtit e kanë kandidatin e tyre për President.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim, presim të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve. Ne e kemi kandidatin tonë për President dhe ai është Ramush Haradinaj ” tha shkurt Demaliaj./Front Online/