×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga 13 në 4 milionë, ministri Maqedonci ulë koston për ushqimin e ushtarëve – thotë se kursyen 9 milionë euro

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se dikasteri që ky drejton, ka krijuar konceptin e ri të shërbimit me ushqim, i cili tani ofrohet nga profesionistët brenda FSK-së, që janë rekrutuar brenda muajit dhjetor.

    Sipas ministrit Maqedonci, ky sistem ka ulur ndjeshëm kostot dhe ka siguruar që shërbimi të ofrohet me një çmim shumë më të ulët, krahasuar me ofertat e mëparshme.

    “Është për t’u theksuar që kontrata që ishte planifikuar të nënshkruhej kishte vlerën 13 milionë, kurse pas një analize që kemi bërë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës na del që përmes këtij koncepti të ri që e kemi futur tani brenda FSK-së, gjithë këtë shërbim e kryejmë vetëm me 4 milionë, që i bie që të kursejmë 9 milionë nga buxheti i shtetit”, u shpreh ai për ekonomia online.

    “Me konceptin e ri të ushqimit të shërbimit me ushqim, ne kemi krijuar një vetqëndrueshmëri. Ne tani shërbejmë ushqimin me profesionistët tanë brenda FSK-së të cilët i kemi rekrutuar dhe rekrutimi i tyre ka përfunduar pikërisht me 16 dhjetor. Kurse, artikujt ushqimor i sigurojmë përmes Autoritetit Qendror të Prokurimit. Në këtë mënyrë ne garantojmë një furnizimin dhe shërbim më ushqim të sigurt në FSK, garantojmë një çmim shumë më të ulët, një kosto shumë më të ulët të shërbimit me ushqim”.

    Maqedonci theksoi se ky model do të sjellë më shumë siguri dhe kualitet, sipas tij, duke i garantuar FSK-së një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me ushqim.

    ”Në të njëjtën kohë ofrojmë kualitet më të mirë me ushqim, por edhe siguri të furnizimit me ushqim dhe kjo e bënë FSK-në të vetqëndrueshmërisë dhe dihet që varësia nga operatoret, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimin është element dobësie në ushtri për shkak që në rrethana të ndryshme ushtria me të vërtet mund të mbetet pa bukë pikërisht kur operon apo kur lufton në fushëbetejë, për faktin që nuk ka garanci që kompanitë private do ta kenë mundësinë që të ofrojmë edhe në ato situata ushqim. Ne këtë shërbim me ushqim e kryejmë vetë dhe vlerësoj që kjo mund të plasoj kuotë ndër arritjet kryesore”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Para pak minutash ka ndodhur një aksident mes disa veturave në Veternik, më saktësisht tek “Gizzi Grill”, raporton “Front Online”. Aktualisht në...
    Lajme07 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet A.M. Në...
    Lajme06 Janar 2025
    Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit natën festive të ndërrimit të moteve, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme....
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër në Facebook kundër veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e...
    Vip06 Janar 2025
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti po ndihet i rrezikuar nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Në oborr,...
    Lajme06 Janar 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se me projektin e termocentralit të gazit amerikan do të punësoheshin...
    Lajme06 Janar 2025
    Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara...
    Vip06 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3, kanë reaguar në mënyra të ndryshme kur kuptuan se...
    Vip06 Janar 2025
    Debat i ashpër është zhvilluar këtë Prime mes banorit të shtëpisë më të madhe në vend, Xuxit dhe opinionistit Milaim Zeka. Krejt...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.