×
  • Sport
  • Sport

    Neymar entuziasti, i gatshëm për rikthimin e madh

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Neymar është gjithnjë e më afër rikthimit të madh në futboll pas mungesës së gjatë.

    Ylli brazilian ishte lënduar në tetor të vitit 2023, më saktësisht para një viti, ndërsa i ishte dashur ta bënte një intervenim kirurgjik pas lëndimit në gju.

    Sidoqoftë, ish-futbollisti i Santosit, Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit iu bashkua në stërvitje ekipit të tij, Al Hilal, duke e shfaqur entuziazmin e tij edhe përmes rrjeteve sociale.

    “Jam kthyer. I lumtur që iu bashkova grupit. Gjithçka po shijoj tash”, shkroi përfaqësuesi brazilian, përcjell “Gazeta Express”.

    Ndërkohë, trajneri i tij konfirmoi se rikthimi në fushën e blertë mund të ndodhë më së largu në janar të vitit 2025.

    “Neymar është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne dhe për ligën saudite në përgjithësi. Sidoqoftë, nuk mund ta specifikoj një datë fikse për rikthimin e tij. Ne duhet ta rishikojmë situatën në janar”, deklaroi ai.

    Hera e fundit kur Neymar kishte zbritur në fushën e blertë ishte 17 tetori i vitit 2023 në kualifikimet jug-amerikane në ndeshje me Uruguain.

    Aty e kishte pësuar një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë.

    Nga ajo kohë ai ka punuar fort në rehabilitimin dhe në përgatitjen për t’u rikthyer në fushën e blertë.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Sport01 Tetor 2024
    Liga e Kampionëve është rikthyer këtë javë me xhiron e dytë të fazës së ligës. Nga ora 18:45 luhen dy ndeshjet e...
    Sport01 Tetor 2024
    Cristiano Ronaldo, ylli i ekipit saudit Al Nassr dhe i Portugalisë, e ka bërë të qartë se në këtë fazë të karrierës...
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka bërë të ditur se është duke marrë pjesë në takimin e thirrur...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Një aksident ku u përfshinë dy automjete ka ndodhur sot në Përmet, konkretisht në rrugën Këlcyrë-Përmet. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Hezbollahu thotë se ka lëshuar raketa në bazën ajrore në periferi të Tel Avivit në Izraelin qendror. Por, një gjë e tillë...
    Lajme01 Tetor 2024
    Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Mirosllav Ivanoviq ka dhënë mbrojtjen, kurse të akuzuarit Aleksandar Ackoviq, Aleksandar...
    Sport01 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar për takimin që sot kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka pasur me presidenten e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.