Neymar da Silva po punon shumë që ta bëjë Paris Saint-Germainin një “skuadër të ëndrrave” për edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi brazilian në mënyrë indirekte e ka ftuar Cristiano Ronaldon në Paris, shkruan FrontOnline.
“Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Kam luajtur tashmë me lojtarë të shkëlqyer si Messi dhe Mbappe, por ende jo me Ronaldon”, tha Neymar për “GQ”.
Ndryshe, së fundmi, Neymar e rinovoi kontratën e tij me parisienët deri në vitin 2025.
“Dua të fitoj gjithçka me Paris Saint-Germainin”, shtoi ai./FrontOnline/