×
  • Sport
  • Sport

    Nexhat Sahiti, shenjëtari që la prapa 40 garues në Kampionatin Evropian “Osijek 2021”

    FrontOnline
    27 Maj 2021

    Tre shenjëtarët tanë, Drilon Ibrahimi, Urata Rama Gagica dhe Nexhat Sahiti, përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Evropian të Shenjëtarisë Sportive, që po mbahet në Osijek të Kroacisë, përcjell FrontOnline.

    Të tre garuesit tanë garuan të hënën, derisa ai që la mbresa të mira me paraqitjen e tij ishte Nexhat Sahiti, i cili garoi në 10 metra pistoletë ajrore.

    Shenjëtari i klubit Katana nga Obiliqi zuri vendin e 43-të nga 83 garues, pesë prej të cilëve u diskualifikuan. Rezultati i Sahitit ishte 570 rrathë.

    “Gara ka shkuar mirë. Jam i kënaqur deri diku me rezultatin, por mendoj se kam mundur të kem edhe 2-3 pikë më shumë. Ishte rezultati më i mirë i imi në gara ndërkombëtare, ndërsa në Kosovë kam arritur disa herë rezultat më të mirë”, thotë Sahiti për Komitetin Olimpik të Kosovës.

    Me këto pikë, Nexhati fitoi MQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese për Lojërat Olimpike”. MQS-ja në këtë disiplinë arrihet me 563 rrathë.

    “Isha vetëm nëntë pikë larg vendit të tetë që u kualifikua në finale. Me pak fat kam mundur të jem në finale”, shtoi 25-vjeçari, që Kosovën e kishte përfaqësuar edhe në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

    Ëndrra e tij është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Nëse kjo ëndërr nuk i realizohet në Tokio 2020, atëherë ai shpreson të përfaqësojë vendin në Paris 2024.

    Dy garuesit tjerë që garuan në Evropian, Ibrahimi dhe Rama Gagica, janë bursistë olimpikë të KOK-ut për LO Tokio 2020. Ibrahimi doli i 75-ti në 10 metra pistoletë ajrore me gjithësej 585.6 rrathë, ndërsa Rama Gagica doli e 93-ta në 10 metra pushkë ajrore, me 590.3 rrathë. Rama Gagica e mbrojti MQS-në e fituar më herët, ndërsa Ibrahimi MQS-në e kishte fituar në garat e mëhershme.

    Pikërisht Urata kishte përfaqësuar shenjëtarinë tonë në Lojërat Olimpike Rio 2016, në të cilat kishte marrë pjesë me ftesë nga Komisioni Tre Palësh (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore).

    Këtë herë, i propozuar për këtë ftesë nga KOK-u është Drilon Ibrahimi, që në momentin e propozimit kishte rezultatet më të mira.

    Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.