Por përveç kësaj, ”Prince Coffee House” është në rrugë të mirë të shndërrohet në brend global.
Hapja e ”Prince Coffee House” në New York bëri bujë të madhe.
Gazeta prestigjioze, New York Times e ka quajtur ”Starbucks i Kosovës” në artikullin e saj.
Ndërsa New York Daily News i kushtoi një artikull të gjatë ku mes tjerash thuhet:
”Kafeja dhe ëmbëlsirat janë të gjitha të shijshme, ambienti është po aq i bukur sa edhe ushqimet. Paristët janë të pasionuar dhe të ditur, personeli mikpritës janë mjaft të mirë gjithashtu”.
Përveç se janë duke u hapur kafene të shumta nëpër botë, kafja ”Prince Caffe”, shitet në më shumë se 24 vende të botës: Në Europë, SHBA, Arabi e deri në Afrikën e largët.
Ndërsa me hapjen e kafeneve Prince, prezenca do të jetë me të vërtetë globale.
Por, ku është suksesi i brendit ”Prince Caffe?” – Shumë thjeshtë, në kualitetin e produktit!