Në orët e para të mengjesit të së premtes një tërmet prej 5.5 shkallësh Rihter goditi Nevadan, bazuar nga të dhënat e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Sipas CNN tërmeti ndodhi pak më shumë se 20 milje në juglindje të Minas, dhe u pasua me lëkundje të tjera afër zones, ndërkohë ende nuk u raportua për të lënduar apo edhe për dëme material,
Mina gjendet rreth 160 milje në juglindje të qytetit Renos në Nevada.
Në fillim të këtij viti, Nevada u përball me nje tërmet tjetër edhe më të madh në 66 vjet, ishte me madhësi prej 6.5 shkallësh Rihter dhe goditi një zonë të largët rreth 225 milje në veriperëndim të Las Vegas.