×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër zgjedhjet e jashtëzakonshme – Këto janë ngjarjet e planifikuara

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Nesër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakoshme parlamentare.Kësisoj, votimi do të nis në orën 07:00 të mëngjesit, kur edhe do të hapen të gjitha vendvotimet në Kosovë.

    Në këtë orë do të votojë edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila menjëherë pastaj do të flasë para mediave.

    E konferenca e parë e KQZ-së do të mbahet në orën 08:00 ku do të flitet se a janë hapur të gjitha vendvotimet në kohë si dhe a ka pasur pengesa në këtë aspekt.

    Në orën 09:00 do të votojë kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj. Ky i fundit do të votojë në Fakultetin e Filologjisë.

    Në orën 09:30 bashkë me gruan e tij, në Fakultetin Filologjik në Prishtinë do të votojë kryeministri aktual dhe kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti.

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 09:30 do të shkojë në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë për të hedhur votën e tij.Në orën 10:00 do të votojë u.d e presidentit, Vjosa Osmani në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

    Në orën 10:30 votën e tij në kuti do ta hedh edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili voton në shkollën “Emin Duraku.Ndërkaq, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, voton në ora 11:00, në shkollën fillore “Faik Konica”.

    Në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti” në Gjilan, voton nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri me bashkëshorten Mirvete Bajrami Hajrizi.

    Në orën 11:30 do të mbahet konferenca e dytë e KQZ-së ku do të tregohet përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11:00.

    Në orën 15:30 do të jetë konferenca e tretë e KQZ-së, ku do të jipen detaje për numrin e votuesve deri në orën 15:00.Teksa në orën 19:30 do të jetë konferenca e katërt e KQZ-së, ku do të tregohet për numrin përfundimtar të daljes në zgjedhje.

    Ndërkaq ende s’dihet se kur do të mbahet konferenca e pestë kur edhe do të shpallen rezultatet preliminare të zgjedhjeve nga KQZ.

    Ndryshe, zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë u ka paraprirë një vendim i Kushtetueses që votimin e qeverisë Hoti e ka konsideruar si të paligjshëm.

    Kjo pasi që njëri nga deputetët votues ishte i dënuar nga gjykata me një vendim të formës së prerë, andaj i njëjti nuk kishte mandat.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, e ka kritikuar qeverinë, respektivisht ministrin e Transportit, Liburn Aliun, për punën e keqe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...
    Vip12 Nëntor 2024
    Xheneta i është drejtuar ashpër Gjestit, i cili sipas saj, nuk ishte duke e dëgjuar. Ajo i tha atij që e bëri...
    Sport12 Nëntor 2024
    Cilësohej si një prej lojtarëve më premtues në akademinë e Real Madridit, por një lëndim i rëndë që pësoi në vitin 2022,...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se do të jetë në listën kandidatëve për deputet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.