Hasan dhe Blerian Arifaj, dy vëllezërit që vdiqën tragjikisht në Gjermani pas goditjes nga treni, do të varrosen nesër në vendlindje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se ceremonia do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ceremonia e varrimit do të organizohet nga institucionet lokale të Deçanit.Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike!.