Në Gjykatën e Apelit nesër duke filluar nga ora 10:15 do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.
Gjykata Themelore në Prishtinë me 12.10.2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit. Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.
“Ftoheni në prononcimin për media që do e mbajmë pas përfundimit të seancës gjyqësore, tek Gjykata e Apelit në Prishtinë. Para mediave do të flasë Rina Kika, avokatja e familjes së Kujtimit. Ju mirëpresim! Aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin”, thuhet në njoftim