×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve/ A ka takime mes opozitarëve për formimin e Qeverisë?

    FrontOnline
    14 Mars 2025

    Pas një vonese 33 ditore të numërimit të votave,  Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se të shtunën do të shpallë zyrtarisht rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Ndonëse rezultatet tashmë dihen, partitë politike kanë deklaruar se diskutimet për formimin e institucioneve do të vazhdojnë nga momenti kur bëhet certifikimi zyrtar i rezultateve të zgjedhjeve, madje vetë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar ditë më parë se së pari rezultatet pastaj certifikimi e bisedimet për formimin e institucioneve qendrore.

    “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet, qeveria sigurt e udhëhequr nga VV dhe unë”, pati deklaruar Kurti.

    Megjithatë, partitë opozitare janë të prera se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen “Vetëvendosje”, kështu të paktën kanë deklaruar krerët e partive opozitare. Derisa, ditë më parë zyrtarët e njërës parti opozitare asaj të AAK-së, janë shprehur se ka takime të opozitës për formimin e qeverisë së re.

    A ka negociata me LDK-në e AAK-në, flasin nga PDK-ja?

    Nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar lidhur me këtë çështje, ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion lidhur me ndonjë takim me LDK e AAK.

    “S’kam ndonjë informacion lidhur me këtë çështje, drejtohuni tek kryesia e PDK”, tha shkurt Shala për “Front Online”.

    Gaxheri: Krerët opozitar qëndrojnë e bisedojnë bashkë

    Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri deklaron për “Front Online” se LDK është e gatshme të takohet me opozitën për mundësinë e një koalicioni.

    Ajo thotë se do të presin procedurat demokratike dhe pastaj të veprojnë karshi procesit.

    “S’kam ndonjë informacion që janë takuar, por siç ka thënë Abdixhiku ne jemi të gatshëm të takohemi me opozitën dhe ata liderët janë kolegë e natyrisht rrinë bashkë e bisedojnë bashkë. Ne duhet ti presim procedurat demokratike dhe Kushtetuese, i pari duhet të filloj me iniciativën dhe pastaj të shohim siç shkon procesi”, u shpreh Gaxheri.

    Brahimaj: S’jam në dijeni nëse partitë opozitare janë takuar për çështjen e koalicionit

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj u shpreh për “Front Online” se AAK-ja e ka kushtin e vetëm, atë të formimit të qeverisë së opozitës.

    Sipas informatave të tij, ende s’ka pasur takime mes opozitës për bisedime.

     “Me dijeninë time jo. Nuk kam ndonjë informatë të tillë. Ne s’kemi asnjë kusht vetëm formimin e një qeverie të opozitës”, deklaroi Brahimaj.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Një rast i paprecedent deri më tash ka ndodhur sot në shkollën e mesme të mjekësisë Luciono Motoroni në Prizren, ku drejtori...
    Lajme14 Mars 2025
    Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri deklaron për “Front Online” se LDK është e gatshme të takohet me...
    Lajme14 Mars 2025
    Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur një sërë çështjesh, duke përfshirë këtu edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë, dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një shqiptar është plagosur me thikë në Greqi.  Mediat greke raportojnë se shqiptari është gjetur i plagosur me thikë në një fermë...
    Lajme14 Mars 2025
    Inspektorati Policor të Kosovës, kanë rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë, njëri rast në Gjakovë kurse rasti tjetër në Prishtinë. Nga IPK...
    Lajme14 Mars 2025
    Dy të reja nga Gjilani, Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi, kanë humbur jetën tragjikisht pas një askidenti të rëndë me veturë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Qëndrimin në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla  Çeku, e vazhduan me...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Mark Carney u betua si kryeministër i ri i Kanadasë, në një ceremoni në kryeqytetin e vendit. Në Sallën Rideau të Otavës,...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Nga sot (14 mars) Rrugës së Arbrit i është shtuar edhe një tjetër tunel i ri tërësisht funksional, Tuneli i Murrizit. Vepra...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.