Këshilli drejtues i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve njofton se nesër do të organizojnë protestë në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00 dhe do të zgjasë dy orë.
“Protesta fillon nga hyrja e Veternikut, vazhdon nga rruga Agim Ramadani, New Born, Dardania, e deri tek Rrethi i Flamurit – kjo do të jetë rruga që do të përshkohet me të gjithë operatoret e transportit që do t’i bashkëngjiten protestës nga e mbarë Kosova”.
Bëhet e ditur se protesta do të jetë paqësore, ku në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të jenë në përcjellje gjatë gjithë kohës, dhe se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me masa që do të merren nga këshilli drejtues.
Nga kjo shoqatë i kërkojnë falje klientëve që në këto ditë protestë nuk do të ofrojnë shërbime transporti, duke thënë se shpresojnë që Qeveria e Kosovës do të ketë konsiderate dhe të merr vendimin të cilin e premtoi, në mënyrë që transportuesit t’i kthehen punës si më parë.