×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër protestohet sërish kundër shtrenjtimit të rrymës, “Asnji cent ma shumë” paralajmëron përshkallëzim

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Përfaqësues të iniciativës “Asnji cent ma shumë” që po kundërshton rritjen e çmimit të rrymës thanë se nesër do të mbahet protesta e radhës.

    Protesta u paralajmërua se do të fillojë nga ora 12:00, në të njëjtën kohë kur edhe do të mbahet seanca e Kuvendit.

     

     

    “Nesër do të jetë protesta e radhës që do të fillojë nga ora 12:00. Zëri i qytetarëve është mirë të mos ndalet dhe është e rëndësishme që ta vazhdojmë aktivitetin bashkë. Prej këtij sheshi që ta shtyjnë përpara këtë proces dhe në momentin e parë që konstiuohet Kuvendi të thirret menjëherë Zyra e Rregullatorit për Energji në Komisionin për Energji dhe sa më parë ky vendim të pezullohet”, tha një përfaqësues i kësaj iniciative.

    Ai tha se nëse edhe pas ditës së nesërme nuk ka reflektim “do të jemi të detyruar që protestat t’i masivizojmë dhe ky masivizim nënkupton edhe përshkallëzim”.

     

     

    “Nëse do të ketë nevojë ne do të bllokojmë edhe rrugë edhe institucione në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje. Qytetarët më shumë se kurrë e kanë të rëndësishme t’i përgjigjen protestës”.

    Po ashtu, ai tha se janë duke u marrë edhe me pjesën e padisë ndaj ZRRE-së.

    Zyra e Rregullatorit për Energji së fundi aprovoi tarifat e reja që reflektojnë rritjen lineare të tarifave të rregulluara prej 16.1 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve në kuadër të shërbimit universal.

    Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj.

    Sipas tarifave të reja të miratuar nga ZRRE, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë brenda një muaji do të paguajnë 9.05 centë për kilovat nga 7.79 centë sa paguajnë tani.

    Ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, kilovati do të kushtojë 15.43 centë nga 13.29 sa është aktualisht, raporton Express

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt për plot pesë orë në Prokurorinë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka  marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, foli për bllokadën e rrugëve nga bizneset. Ai tha se “ka...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i zhvillimeve në vend, Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet e fundit rreth vendimeve të ZRRE-së për rrymën. “Sapo tha live në...
    Lajme29 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Bashkim Jashari, sot ka pritur në vizitë zyrtare Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Gjeneral Carsten...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Lulzim Rafuna i është bashkuar protestës së bizneseve, ku po kundërshtojnë vendim e ZRrE-së për liberalizimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë patrullimet rutinë në të gjithë territorin e...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj politikave ekonomike të Qeverisë, duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.