Ditë e nesërme (27 tetor), bëhet një vit prej kur regjisorja Burbuqe Berisha u nda nga jeta.
Ish drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërroi jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
Tash, kur shënohet një vit nga humbja e saj, Teatri AAB “Faruk Begolli” dhe miqtë e Buqes kanë organizuar takim përkujtimor “Një vit pa Buqen”.
Takimi do të mbahet të enjten, më 27 tetor 2022 nga ora 16:00, në Teatrin AAB “Faruk Begolli”.