×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Komunën e Pejës

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Në mëngjesin e ditës së nesërme do të nisë vaksinimi i personelit shëndetësor në Pejë, ku tashmë në këtë komunë kanë arritur 1 mijë vaksina.

    Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitjet për të vaksinuar personelin shëndetësor, e që kjo komunë ka rreth 1 mijë profesionistë shëndetësorë.

    Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar vaksinimin.

    “Komuna e Pejës ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme për fillimin e vaksinimit si fillim për punëtorët shëndetësorë dhe mund të konfirmojë se vaksinat tani më kanë mbërritur në Komunën e Pejës dhe vaksinimi pritet të fillojë në mëngjesin e ditës së nesërme për punëtorët shëndetësorë”, tha ai.

    Komuna e Pejës nga 24 mijë vaksina sa kanë arritur në Kosovë, ka përfituar 1 mijë të tilla, e që Loci thotë se janë të mjaftueshme vetëm për personelin shëndetësor.

    “Janë 1 mijë vaksina që kanë arritur momentalisht në qytetin e Pejës dhe besojmë që në qoftë se kemi kërkesa të tjera për sasi të caktuar na është shprehur gatishmëri që të na furnizojnë, pasi që dihet se është edhe një numër i kufizuar, për momentin gjithsej 24 mijë vaksina që kanë arritur për tërë vendin dhe Komuna e Pejës ka përfituar aq sa është edhe numri i punëtorëve shëndetësorë”, tha ai.

    Loci u shpreh se përveç personelit shëndetësor, nëse do të kenë mundësi do të vaksinojnë edhe pacientët e hemodializës.

    “Përveç personelit shëndetësor si fillim është menduar, se nëse do të kemi ndonjë zbrazësi, pra ka persona të cilët nuk do të vaksinohen apo të cilët kanë kaluar COVID-in muajin e fundit, atëherë do të përfshihen disa kategori. Si fillim është menduar që të përfshihen pacientët e hemodializës dhe do të shohim hap pas hapi se si do të rrjedhë ecuria, në mënyrë të vendoset si do të procedojmë me grupet tjera”, tha ai.

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, tha se edhe në këtë komunë ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, por në përgjithësi gjendja është nën kontroll.

    “Kemi rritje të rasteve në javët e fundit si në tërë territorin e Kosovës ashtu edhe në Komunën e Pejës, kemi mjaft raste aktive, si dhe raste të cilat dita-ditës po shënojnë rritje në bazë të testimeve, të cilat bëhen qoftë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me teste antigjene. Pra, kemi shtim të rasteve, por situata është nën menaxhim dhe nën kontroll, përfshirë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku kemi rreth 80 pacientë të shtrirë. Gjithashtu, kemi një numër të konsiderueshëm të pacientëve ditorë që marrin terapi për COVID. Në total, nëse e marrim parasysh javën e fundit kemi pasur rritje të trendit të të infektuarve, por shpresojmë që me fillimin e vaksinimit dhe nëse ndërmerren masa tjera shtesë, besojmë se do të kemi një stabilizim”, tha ai.

    Më 28 mars në Kosovë kanë arritur 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca si donacion nga COVAX.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Dubait. Kjo u bë me ndërmjetësimin e Ambasadës së Kosovës...
    Lajme18 Nëntor 2024
    KFOR-i ka publikuar pamje nga patrullimet rutinore në pjesën kufitare në veri, përkatësisht në Leposaviq. Ushtarët nga Latvia janë parë me armë...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e heroit të kombit, Indrit Cara pas ndarjes nga jeta...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek...
    Vip18 Nëntor 2024
    Dënimi i dhënë nga ‘Vëllai i Madh’ në Sfidën e Kapitenit ka bërë që Diana dhe Arioni të përplasën ashpër me njëri-tjetrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Visar Azemi ka njoftuar se të shtunën në këtë qytet vjen “Turneu...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas takimeve që ka zhvilluar me mërgatën në Gjermani, të dielën ka...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputetja Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër pas akuzave nga zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi. Ky i fundit e akuzoi Bajramin për mbi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.