Në nderim të figurës së ish-deputetit të Shqipërisë, Gerti Bogdani, Partia Demokratike atje ka shpallur ditë zie ditën e enjte.
“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD-së do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.
Gerti Bogdani u nda nga jeta papritur mesditën e kësaj të mërkure. Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak teksa ishte në ambientet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët e tij opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme. /euronews.al