×
  • Sport
  • Sport

    Nesër Differdange – Drita, sfida vendimtare për kualifikim në ‘Champions’

    FrontOnline
    14 Korrik 2025

    Të martën mbrëma  zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës, në kuadër të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

    Drita ka fituar duelin e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’, me rezultat 1-0, megjithatë, gjithçka mbetet e hapur për sfidën që do të zhvillohet në Luksemburg.

    Skuadra nga Kosova, e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, do të kërkojë rezultat pozitiv për të kaluar më tej në raundin e dytë dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

    Nga ana tjetër, Differdange, kampionët e Luksemburgut, do të kenë përparësinë e fushës dhe do të tentojnë të përfitojnë nga mbështetja e tifozëve për të siguruar kalimin tutje.

    Drita ka udhëtuar me optimizëm, duke besuar në një rezultat pozitiv, ndërsa lojtarët janë të motivuar maksimalisht për të dhënë më të mirën në një përballje që mund të shkruajë historinë për klubin e tyre dhe futbollin kosovar.

    Ndeshja mes Differdange dhe Dritës fillon në orën 20:00.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Gusht 2025
    Radio Evropa e Lirë – Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të...
    Lajme12 Gusht 2025
    Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditë më parë qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 13-vjeçare është dhunuar fizikisht nga pesë bashkëmoshatare...
    Lajme12 Gusht 2025
    Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në RTKPrime tha se në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është caktuar se të...
    Të tjera
    Lajme12 Gusht 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar Visar Azemin si kandidatin e kësaj partie për kryetar të Ferizajt në...
    Lajme12 Gusht 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Sipas raportit,...
    Lajme12 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe se 11...
    Lajme12 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, kryeson listën e kandidatëve...
    Lajme12 Gusht 2025
    20-vjeçari nga Staten Island, Albi Limani,  është ekstraduar në New Jersey pas arrestimit në Florida, ku tentoi të largohej nga vendi së...
    Lajme12 Gusht 2025
    Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.