×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse vini nga këto shtete s’keni nevojë për test PCR

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Janë vetëm pesë shtete evropiane, banorët e të cilave mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ dhe nuk kanë nevojë të vetëizolohen. Këto janë të vetmet vende që s’bëjnë pjesë në listën e shteteve me rrezik të lartë të infektimit, raporton Express.

    Bazuar në listën e publikuar në web faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), shtetet e vetme që s’kanë rrezik të lartë të infektimit janë: Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Greqia dhe Islanda.

    Ndërkohë, shtete me rrezik të lartë të infektimit janë: Franca, Spanja, Italia, Gjermania, Polonia, Çekia, Holanda, Portugalia, Rumania, Belgjika, Suedia, Austria, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Irlanda, Lituania, Sllovenia, Latvia, Luksemburgu, Estonia, Qiproja, Malta dhe Lihtenshtajni.

    Ndryshe, Qeveria në detyrë dje ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

    Një prej masave që është miratuar sërish dje është edhe posedimi i testit PCR-Negativ jo më i vjetër se 72 orë për personat që vijnë në Kosovë nga shtetet me rrezik të lartë të infektimit, masë kjo që aplikohet prej tetorit të vitit të kaluar.

    “Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual.Ai ka shkruar se vendosja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.