Beatrixa është ajo e cila nuk është ndjerë mirë pas situatës me Donaldin.
Ajo pas kësaj gjendje ka kërkuar që të dal nga shtëpia e Big Brother VIP, pasi ka disa ditë që nuk po ndihet mirë brenda.
E pasi e ka diskutuar këtë me disa banorë, ajo edhe ka marrë mbështetje dhe i është kërkuar që ta mendojë prapë dhe mos të dorëzohet.
Por ai që e mbështeti Beatrixën dhe madje tha që do të dal pas saj ishte Dagz-i.
‘Nëse ti del edhe unë dal’, tha ai duke biseduar me Trixën.
Lidhja e saj me Donaldin ka përjtetuar shumë kriza gjatë rrugëtimit të tyre.