Uji në shishe nuk është gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme. Kur bëhet fjalë për ujin në shishe, ka sëmundje të ndryshme që kërcënojnë për shkak të kimikateve të rrezikshme që mund të gjenden në plastikë. Shumica e shisheve plastike të ujit përmbajnë një kimikat të rrezikshëm të quajtur bisfenol A, i njohur më mirë si BPA. Ky kimikat vepron si një hormon sintetik dhe mund të rrezikojë ekuilibrin hormonal, të shkaktojë infertilitet, diabet, obezitet, dhe disa kërkime dëshmojnë se rrit rrezikun e sëmundjeve malinje, transmeton FrontOnline.
Shumë studime kanë vërtetuar se njerëzit që pinë ujë në shishe kanë më shumë gjasa të gëlltisin grimca mikroplastike. Hulumtimi i kryer në vitin 2011 në Harvard vërtetoi se njerëzit në urinën e të cilëve u gjet kimikati BPA, kanë një problem me peshën e tepërt.
Përveç këtij hulumtimi, ka të dhëna nga Shoqata e Riciklimit të Auckland, të cilat tregojnë se prodhimi i shisheve PET lëshon aceton, benzen, toulene, metilen klorur dhe kimikate të tjera të rrezikshme për mjedisin.
Prandaj, është e këshillueshme të përdorni shishe plastike që kanë etiketën HDP ose HDPE, por është më e sigurt të zëvendësoni plastikën me shishe qelqi./FrontOnline/