Kreu i bandës që rrëmbeu misionarët amerikanë në Haiti kërcënoi se do të vriste të 17 pengjet nëse nuk e merrte atë që po kërkonte.
“Nëse nuk marr atë që më duhet, do t’i vras këta amerikanë”, kërcënoi Wilson Joseph në Creole.
Në videon e realizuar të mërkurën dhe e publikuar dje në internet, Jozefi është i rrethuar nga persona të armatosur para pesë arkivoleve me kufomat e anëtarëve të bandës, të cilët, siç tha ai, janë vrarë nga policia.
Rrëmbyesit që rrëmbyen 17 misionarë amerikanë të shtunën, në lindje të kryeqytetit të Haitit, po kërkojnë një shpërblim prej 17 milionë dollarësh, konfirmuan dje burime të sigurisë.
Anëtarët e bandës “400 mavozo” prej muajsh kontrollojnë zonën në të cilën lëviznin një grup misionarësh të rrëmbyer dhe anëtarë të familjeve të tyre dhe kërkonin një milion dollarë për çdo person të rrëmbyer.
Të dielën, ministritë e ndihmës së krishterë njoftuan se pesë burra, shtatë gra dhe pesë fëmijë ishin në grupin e anëtarëve të saj të rrëmbyer.
Institucioni fetar me bazë në Ohajo tha se njerëzit u rrëmbyen gjatë kthimit nga një vizitë në një jetimore. Në prill, anëtarët e bandës “400 mavozo” mbajtën dhjetë persona për 20 ditë, përfshirë dy priftërinj francezë, në të njëjtin rajon midis Port-au-Prince dhe kufirit me Republikën Domenikane.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shënuar Haitin si zonë të kuqe dhe nuk rekomandojnë qytetarët e saj që ta vizitojnë atë, sidomos për shkak të rrëmbimeve të shumta, duke deklaruar se viktimat janë rregullisht shtetas amerikanë./FrontOnline/