Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit dhe formimin e qeverisë së re.
Rugova tha se është mirë që edhe nëse deputetët e LDK-së nuk e votojnë Vjosa Osmanin për presidente, të paktën të ia bëjnë kuorumin duke qëndruar në sallën e Kuvendit kur të votohet për presidentin.
Tutje ai tha se nëse LDK-ja e ka votuar Hashim Thaçin për president pse të mos ia bëjë kuorumin Vjosa Osmanit.
“Unë jam idhtar i një kompromiosi që presidenti ta ketë mbështetjen edhe nëse nuk i merr 80 vota, 80 deputetë të qënderojnë në sallë. Strategjikisht për LDK-në, nëse deputetët e LDK-së e kanë zgjedhur president Hashim Thaçin, mos ta votojnë zonjën Osmanin sepse ajo e la LDK-në dhe shkoi në një parti tjetër, por të ia bëjnë kuorumin. Nëse e kemi zgjedhur Hashim Thaçin president pse mos t’i bëhet kuorumi zonjës Osmani, është mendim i imi personal”, tha Rugova në Kanal 10.