Ylli kosovar me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë natës së mbrëmshme ka përformuar para mijëra fansave në sheshin Skendërbej në Tiranë.
Nëna e Ritës, Vera Ora ka folur për mardhënien me të bijen në një intervistë për “SOT” në Euronews Albania.
“Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet. Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – tha Vera Ora, në një intervistë për “SOT” në Euronews Albania.
E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.
E si përgjigjet ylli ndërkombëtar?
“Po mami e di,” – rrëfeu Vera Ora.