Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprat penale “shpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Bëhet fjalë për Fatmir Muriqin nga Peja.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë me dije se ka siguruar leje për për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Front Online/