×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse e humbim kontrollin”, Zemaj paralajmëron kthimin e izolimit dhe karantinës

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës epidemiologjike në vend. Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë izolim sërish dhe rikthim të karantinës, nëse ka rritje të numrit të rasteve me COVID-19, raporton Express.

    “Në karantinë mund të na kthejë vetëm nëse ne e humbasin kontrollin e kujdesit. Për këtë arsye secila hapje është bërë me masat e vlerësimit dhe mbikëqyrjes. Ne do t’i shtojmë këto ditë, sepse në lëvizje nëpër komuna të ndryshme e kam parë se nuk po mbahet partneriteti dhe devotshmëria për respektim të masave që janë vendosur nga Qeveria e Kosovës. Këto ditë do ta shtojmë komunikimin me Inspektoratin Sanitar dhe Policisë së Kosovës dhe do të kërkoj zbatim strikt të masave”.

    “Çdo rritje e numrit të infeksioneve mund të na kthejë në aspekte restriktive që mund të nënkuptoj diku mbyllje, izolim, apo kufizim të lirisë së lëvizjes. Nuk do të kemi asnjë pardon, sepse për mua primare është ruajtja e shëndetit publik”, ka deklaruar ai.

    Sipas Zemajt, ndryshimi i qasjes ka dhënë rezultate produktive në menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

    “Ishte një qasje tjetër që dha rezultate produktive në vetëdijësimin e opinionit. Për mua kjo u kthye në rezultate pozitive, sepse kaloi niveli i komunikimit nga ‘virusi nuk ekziston’ në ‘virusi ekziston dhe po merr jetë”, ka thënë Zemaj.

    Zemaj ka deklaruar edhe se po provojnë që deri në muajin dhjetor të sigurohen 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

    “Kemi siguruar një numër të konsiderueshëm të vaksinave që në krahasim me vitin e kaluar është më i lartë. I posedojmë 160 mijë e 500 vaksina që në fund të këtij muaji do të shpërndahen, derisa pjesa tjetër është në proces të sigurimit. Gjatë dhjetorit presim edhe pjesën tjetër që duhet të arrijë në 500 mijë vaksina kundër gripit sezonal që është bukur e vështirë, sepse mungesa e tyre është evidente në tregun evropian”.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Has të Prizrenit, vlerësoi organizimin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm...
    Lajme08 Janar 2025
    Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të fundit nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden, zëvendës-këshilltari për...
    Lajme08 Janar 2025
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, prezanton iniciativë inovative për menaxhimin dhe shfrytëzimin e ujërave...
    Të tjera
    Lajme08 Janar 2025
    Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, është deklaruar mbi rolin e zyrtarëve policorë gjatë periudhës zgjedhore, duke theksuar se Ligji mbi Policinë e...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Një njëvjeçar ka vdekur në Warwickshire, ndërsa dy persona janë arrestuar nën dyshimin për vrasje. Ngjarja ndodhi më 7 janar, kur fëmija...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka ngacmuar Drilonin teksa bashkë qëndronin në oborrin e shtëpisë më të famshme në trojet shqiptare, Big Brother VIP Kosova. Driloni...
    Vip08 Janar 2025
    Sara ka kritikuar ashpër Leo-n lidhur me debatin që ky i fundit pati me Xhenetën ku përdori terme shumë ofenduese për një...
    Vip08 Janar 2025
    Banorët kanë dhënë mendimet e tyre për nominimin e kësaj jave. Të nominuar në këtë javë janë Leo, Rovena, Sara, Xheneta dhe...
    Bota/Rajoni08 Janar 2025
    Lideri i Partisë Konservatore të Kanadasë, Pierre Poilievre, ka reaguar pas kërcënimit të Donald Trump për aneksimin e Kanadasë, duke theksuar se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.