Ok. Në Netflix ka një tjetër serial të shkurtër që po i përlot njerëzit! “From Scratch” është mini-seriali i ri që i është bashkuar platformës këtë tetor dhe është fiks për ju që doni të shkarkoni miks emocionesh, por deri tani s’keni qarë dot.
Historia bazohet në një libër të famshëm me të njëjtin emër dhe mbi të gjitha në një histori të vërtetë. Kujtime të një dashurie të lindur në Firenze mes një shefi kuzhine nga Siçilia (Lino) dhe një studenteje amerikane nga Texas-i, (Amy) që dashuron artin, pikturën, skulpturat.
Të dy takohen teksa Amy kërkon të eksplorojë Firenzen, bien në dashuri, përpiqen të gjejnë veten dhe ëndrrat e tyre teksa nisin një jetë të re bashkë në Los Angeles, por diçka ndodh dhe duhet ta përjetojnë bashkë. Siç premtuan. Jemi shumë gati për t’ju treguar ç’ndodh, por s’do ta bëjmë. Ju sugjerojmë të mos e bëni as ju, por diçka është e sigurtë: do qani shumë!
Në çdo seri ka diçka që do t’ju emocionojë. Që nga skenat piktoreske që përshkruajnë çdo cep madhështor të Firenzes, nga problemet brenda të dy familjeve të të rinjve e deri tek ajo e paimagjinueshmja- që nuk e mendon që mund të ndodhë…
Ok e lamë, asnjë fjalë më tepër. Ne ju paralajmëruam- do qani, por ja vlen!