“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.
Në pjesën e dytë moderatorë kanë qenë Gjesti dhe Lorendana ndërsa të ftuar kanë qenë Gerta dhe Egli, e cila vendosi të largohej nga studio pas pyetjes që Gjesti i drejtoi.
Në një moment teksa po diskutonin për rrugëtimin e tyre Gjesti u shpreh se:
“Jam duke u mërzitur që po mbaron, nga njëra anë po dua të shkoj në shtëpi por nga ana tjetër…”
Kur Gerta e pyeti që nëse do të zgjatej më tej a do të mund ta përballonte Gjesti iu përgjigj:
“Po, more. Jemi mësuar bashkë, kemi jetuar bashkë edhe pa e njohur njëri-tjetrin.”./IndeksOnline/